Transmetuar më 26-09-2026, 13:47

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin e koduar “Muri i Lartë”, i zhvilluar në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku në fokus është edhe aktiviteti i dyshuar kriminal i personave me lidhje me grupin e njohur si “Rraja”.

Pas urdhërarresteve të fundit për Bledar Cafin dhe Indrit Doklen, numri i personave ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie në kuadër të kësaj dosjeje ka shkuar në 17.

Në kuadër të procedimit penal, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Indrit Doklen. Sipas të dhënave të bëra publike për hetimin, ndaj tij dyshohet se lidhet me veprën penale të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Dokle nuk është gjetur në banesën e tij gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Muri i Lartë”.

Hetimi, i ndjekur nga prokurori i SPAK, Adnand Xholi, synon të dokumentojë aktivitetin e dyshuar të një grupi kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe veprave të tjera të lidhura me krimin e organizuar.

Mes personave të përfshirë në hetim është edhe Bledar Cafi, i cili është arrestuar në Shkodër. Sipas të dhënave të hetimit të bëra publike, dosja përfshin persona nga disa qarqe të vendit, ndërsa dyshimet lidhen edhe me veprimtari jashtë territorit të Shqipërisë.

Të gjithë personat e përmendur në kuadër të hetimit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit