

Policia e Fushë Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Larushku”, duke lokalizuar dhe arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë Agim Xhixha, 41 vjeç, banues në Larushk të Sipërm, Fushë Krujë, raporton noa.al.
Sipas Policisë, ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e kishte dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.
Policia bën me dije se arrestimi u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






