

POGRADEC — Për të gjashtin vit radhazi, arkeologë shqiptarë dhe të huaj po vijojnë kërkimet dhe gërmimet nënujore në sitin palafit Lin 3, të pozicionuar në bregun e Liqenit të Ohrit, me qëllim zbardhjen e mëtejshme të historisë së një prej vendbanimeve më të rëndësishme parahistorike në Evropë.
Projekti kërkimor ndërthur gërmimet nënujore me studimet gjeofizike në zonën e bregliqenit, pasi një pjesë e këtij vendbanimi shtrihet në tokë ndërsa pjesa tjetër ndodhet e zhytur në ujë. Martin Hinz, bashkëdrejtues i projektit nga Universiteti i Bernës, nësotëroi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij siti, i cili dëshmon rreth 2,000 vjet histori banimi të vazhdueshëm nga viti 5,800 deri në vitin 4,000 para Krishtit.
Sipas mjekëve dhe ekspertëve kërkimorë, ruajtja e shkëlqyer e materialit organik nën ujë ka mundësuar edhe marrjen e kampioneve të sedimenteve për analiza të avancuara të ADN-së, proces ky që ndihmon në identifikimin e saktë të flora dhe faunës që kanë ekzistuar në atë periudhë kohore.
Zbulimet e fundit në Lin të Pogradecit sjellin të dhëna me vlerë për historinë e parahistorisë shqiptare dhe ballkanike. Kërkimet arkeologjike pritet të vijojnë edhe gjatë viteve të ardhshme, duke pasuruar më tej trashëgiminë e Liqenit të Ohrit, i cili gëzon gjithashtu mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri botërore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






