Transmetuar më 26-09-2026, 12:00

TIRANË — Gazetari Bledi Mane ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku gjatë bisedës në studio ka ndarë sugjerimet e tij për personazhet publike që do të dëshironte t’i shihte si banorë në edicionin e ardhshëm të formatit “Big Brother VIP”.

Gjatë intervistës me moderatoren Stelina, Mane veçoi gazetarin Milaim Zeka si një nga figurat ideale për t’u bërë pjesë e shtëpisë, duke e cilësuar atë si një nga personazhet më kontroversë që do t’i pranonte me kënaqësi ftesat e këtij lloji. Më tej, ai propozoi emrin e Helga Cakos, vajzës së konspiracionistit Alfred Cako, duke theksuar se përveç profilut të saj publik e qytetar, prania e saj do të nxiste edhe diskutime dinamike në panelet televizive nga i ati.

Një tjetër emër i propozuar nga gazetari ishte edhe ai i deputetit Erion Braçe. Mane u shpreh se prania e një politikani si Braçe do të shpërfaqte anën njerëzore të njerëzve të politikës, duke e përshkruar atë si një personazh që i shkon debatit deri në fund dhe që mbetet besnik i ideve të veta.

Lidhur me mundësinë e një rikthimi të tij personal brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Bledi Mane e përjashtoi si mundësi, duke nëvizuar se publiku ka nevojë për fytyra dhe karaktere të reja në ekran.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit