Transmetuar më 26-09-2026, 11:53

TIRANË — Eric Wendt ka mbërritur sot në Pallatin e Brigadave për t’i dorëzuar letrat kredenciale Presidentit të Republikës, duke nisur kështu zyrtarisht misionin e tij diplomatik si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Fuqishëm me Kompetencë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Mbërritja e tij në Tiranë një ditë më parë dhe ceremonia zyrtare në Presidencë shënojnë fundin e një periudhe thuajse trevjeçare gjatë së cilës misioni diplomatik amerikan në Shqipëri drejtohej me të ngarkuar me punë, pa një ambasador të konfirmuar.

Ambasadori Wendt u propozua për këtë post nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe mori konfirmimin përfundimtar nga Senati Amerikan më 6 gusht.

Diplomati i ri i Uashingtonit vjen në Shqipëri me një karrierë më shumë se 34-vjeçare në ushtrinë amerikane dhe fushën e sigurisë kombëtare. Ai ka shërbyer gjatë në radhët e Forcave Speciale “Green Berets” dhe ka drejtuar më parë Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s, përvojë kjo që e lidh profilin e tij profesional me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në kuadër të Aleancës Veriatlantike.

Dorëzimi formal i kredencialeve zyrtarizon fillimin e plotë të veprimtarisë së tij diplomatike në krye të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit