

ATHINË — Tre shtetas me origjinë shqiptare janë konfirmuar mes viktimave të ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen Plakes të Athinës, ku një ndërtesë u shemb tërësisht si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm një ditë më parë.
Nga verifikimet e bëra me autoritetet vendose, tre prej viktimave të pajetë janë shtetas shqiptaro-amerikanë që ndodheshin për pushime në kryeqytetin grek. Bëhet fjalë për motër e vëlla, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, si dhe shtetasin Eris Cani. Mes personave të tjerë të identifikuar nga kjo tragjedi janë edhe shtetasit Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë trupat e parë nga rrënojat e godinës së shkatërruar. Ndërkohë, autoritetet vendase kanë konfirmuar se nga kontrollet e kryera në terren nuk ka më sinjale për të mbijetuar nën strukturat e shembura.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






