Transmetuar më 26-09-2026, 10:45

TIRANË — Tre motra trinjake nga qyteti i Kukësit kanë nisur rrugëtimin e tyre universitar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, duke vendosur të vazhdojnë studimet në të njëjtën degë për të mos u ndarë nga njëra-tjetra.

Edhe pse në preferencat e tyre individuale përfshihej edhe dega e Stomatologjisë, të tria motrat vendosën përfundimisht të regjistroheshin në degën e Farmacisë, me qëllim që të jenë bashkë edhe gjatë viteve të arsimit të lartë. Të tria ato kanë përfunduar arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera në gjimnazin e Kukësit, duke shfaqur prirje të njëjta drejt shkencave ekzakte.

Pavarësisht lidhjes së fortë që i bashkon që nga lindja dhe në bankat e shkollës, motrat tregojnë se kanë karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra. Njëra prej tyre, Ajseli, shprehet se është më e shkathët në komunikim, ndërsa motrat e tjera preferojnë një rreth më të ngushtë shoqëror.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit