

TIRANË — Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një operacion blic të shtrirë në Tiranë dhe Shkodër, me qëllim goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni intensiv, strukturat ligjzbatuese kanë lëshuar disa urdhërarreste për anëtarët e dyshuar të këtij rrjeti kriminal. Aksioni vijon ende në terren në të dyja qytetet për ekzekutimin e masave të sigurisë dhe kapjen e personave të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






