Transmetuar më 26-09-2026, 09:52

RINAS — Një shtetas ukrainas 53-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Arrestimi i shtetasit Anatolii Streletskyi u realizua në momentin që ai zbriti në territorin shqiptar, si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacioneve mes Njësisë së Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas dhe Njësisë së Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Policia e Shtetit bën me dije se po vijon punën e përbashkët me agjencitë partnere për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij anëtari të organizatës kriminale.

Ndërkohë, zyra e Interpol Tiranës ka nisur procedurat zyrtare në bashkëpunim me homologët ukrainas me qëllim ekstradimin e 53-vjeçarit drejt Ukrainës.

Autoritetet shqiptare kanë falënderuar agjencitë partnere ndërkombëtare për bashkëpunimin e vazhdueshëm në shkëmbimin e të dhënave operative.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit