Transmetuar më 26-09-2026, 09:35

ATHINË — Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare ka mbetur e plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur të stilit mafioz, i cili ndodhi natën e së premtes në lagjen "Agios Panteleimonas" të kryeqytetit grek.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:50 në rrugën "Agorakritou" nr. 32, kur një automjet në të cilin udhëtonin katër persona të panjohur u afrua pranë kafenesë “Amora”, në pronësi të babait të të miturës. Autorët kanë hapur zjarr të menjëhershëm me armë nga brenda mjetit në drejtim të fasadës së lokalit, ku në ato momente ndodheshin rreth 10 klientë.

Si pasojë e të shtënave, vajza 10-vjeçare e pronarit ka marrë dëmtime në këmbën e majtë, në zonën e pulpës. Ajo u transportua me urgjencë nga e ëma drejt Spitalit të Fëmijëve. Mjekët konfirmuan se plaga e shkaktuar nuk përbën rrezik për jetën e fëmijës.

Pak kohë pas sulmit dhe largimit nga vendngjarja, automjeti i përdorur nga autorët u gjet i braktisur dhe i djegur tërësisht në zonën e Aspropyrgos.

Hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e sulmit i ka marrë në dorëdorëzim Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE). Oficerët e policisë po këqyrin kamerat e sigurisë përgjatë rrugës së arratisjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e katër autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit