

ATHINË — Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin grek mbrëmjen e së premtes, ku një sulm me armë zjarri ndaj një kafeneje në lagjen “Agios Panteleimona” ka lënë të plagosur një fëmijë të mitur me origjinë shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50 sipas orës lokale, kur një automjet me katër persona ende të paidentifikuar i është afruar një lokalizmi në rrugën “Agorakritou” dhe ka hapur menjëherë zjarr me breshëri. Si pasojë e të të shtënave, një vajzë 10-vjeçare ka mbetur e lënduar në këmbë, ndërsa autoritetet greke po hetojnë nëse dëmtimi është shkaktuar drejtpërdrejt nga plumbat apo nga mbetjet e objekteve të dëmtuara nga goditjet.
Në momentin e atentatit, brenda ambientit të kafenesë ndodheshin 10 persona, të gjithë me kombësi shqiptare. Nëna e të miturës e ka transportuar vetë me urgjencë vajzën e saj drejt Spitalit të Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, pa pritur mbërritjen e ambulancës.
Pak kohë pas sulmit, forcat e policisë kanë gjetur një automjet të djegur të braktisur në një zonë pranë, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon intensivisht për zbardhjen e motivit dhe identifikimin e katër personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






