

TIRANË — Lorna Hysa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale përmes një deklarate të fortë të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ku ka marrë shkak nga skandali i fundit rreth Vlora Hysenit për të përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa doreza.
Në postimin e saj në Story, Lorna i ka filluar radhët duke analizuar stoqet e paragjykimeve që, sipas saj, rëndojnë rregullisht mbi vajzat e televizionit, artit dhe botës së spektaklit.
“E di çfarë është funny? Profesionet si: këngëtare, balerinë, moderatore, modele, aktore, apo edhe ndonjë goçë që është pak më e bukur se tjerat, zakonisht asociohen me idenë që ‘të gjitha janë k*çka’ dhe çdo damkë u vihet atyre…”, ka shkruar ajo në hyrje të reagimit.
Më tej, ajo e ka fshirë çdo eufemizëm duke e shënjestruar drejtpërdrejt Vlora Hysenin, teksa ka deklaruar: “…por Vlora dëshmoi që të jesh k*çkë mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues, apo të punosh në zyrë.”
Lorna e ka përmbyllur reagimin e saj me ironi ndaj komenteve publike që mund të arsyetojnë situatën, duke shkruar: “Do thoni ju: ‘Është thjesht e dashuruar…’. Kush e di çfarë ka tjetër aty! Ajo ju fik radarët!!!”.
Ajo e ka vulosur deklaratën e saj me një tjetër shprehje thumbuese në anglisht: “A New Yorker would say: ‘You ugly wh…!’”.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






