

TIRANË — Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga kthjellime, të cilat do të ndërthuren me alternime vranësirash mesatare dhe herë pas here të dendura, veçanërisht përgjatë zonave malore të vendit.
Dendësimi i vranësirave mbi relievet malore do të sjellë reshje të herëpashershme dhe të lehta shiu në këto territore. Megjithatë, situata do të përmirësohet gjatë orëve të pasdites, ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë.
Sipas shërbimit meteorologjik, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes drejt veriperëndimit me një shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e luginave, shpejtësia e erës do të jetë më e vrullshme, duke arritur deri në 16-18 m/s.
Sa i përket kushteve detare, në ujërat hapur dallgëzimi pritet të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






