Transmetuar më 25-09-2026, 23:06

FUSHË-KRUJË — Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë-Krujë–Krujë, në afërsi të vendit të quajtur Kamberas.

Përplasja e fuqishme mes tre automjeteve i ka marrë jetën një të riu, ndërsa dy persona të tjerë po luftojnë me vdekjen.

Policia tha se sonte rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.

Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gjendja e rënduar shëndetësore e të plagosurve ka bërë që efektivët e forcave të rendit të mos presin mbërritjen e ambulancave, por t’i transportojnë ata me urgjencë drejt spitalit me vetë automjetet e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, njëri prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në këtë përplasje fatale është kapur dhe shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Nga hetimet paraprake në vendngjarje, ekspertët e Policisë Rrugore dyshojnë se shkak kryesor për këtë tragjedi kanë qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes e kombinuar me lagështirën në rrugë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit