

TIRANË — Kryeqyteti është bërë sërish skenë e tubimeve masive ndaj pushtetit ekzekutiv, teksa qytetarët janë derdhur në rrugë në protestën e 118-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrësit e shumtë në këtë tubim kanë lëshuar thirrje të njëpasnjëshme kundër kabinetit qeveritar, duke kërkuar në mënyrë të prerë anulimin e disa ligjeve të diskutueshme të miratuara së fundmi, si dhe dorëheqjen e menjëhershme të kreut të ekzekutivit.
Në qendër të revoltave të sotme ishin thirrjet e drejtpërdrejta për pranimin e përgjegjësive ligjore dhe arrestimin e kryeministrit Rama, kjo pas zhvillimeve të fundit dhe skandalit që ka përfshirë Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH).
Në përfundim të këtij tubimi, organizatorët dhe protestuesit u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos ndalen, por t’i bashkohen masivisht protestës së radhës që do të mbahet ditën e nesërme përpara godinës së Parlamentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






