Transmetuar më 25-09-2026, 20:09

NEW YORK — Përdorimi i Inteligjencës Artificiale dhe impakti i saj në sigurinë globale e perceptimin e realitetit ishin në qendër të fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e tij para udhëheqësve botërorë, kreu i qeverisë bëri një paralele mes revulucionit të sotëm teknologjik dhe kthesave të mëdha historike në fushën e armatimeve e shkencës. Nëse në të kaluarën baruti ndryshoi konceptin e betejave ushtarake dhe energjia bërthamore riformësoi nocionin e mbijetesës, teknologjia e re po ndërhyn në një truall shumë më delikat, atë të formimit të mendimit dhe perceptimit njerëzor.

Kreu i ekzekutivit theksoi se kanali më delikat i cënueshmërisë lidhet me fabrikimin e realiteteve paralele të përshtatura sipas frikërave individuale. Sipas tij, kërcënimi kryesor që i kanoset shoqërisë moderne nuk buron nga frika se teknologjia do të frenojë progresin, por nga rreziku real që ajo të shfrytëzohet për të bindur e orientuar njerëzit e gabuar.

Duke u ndalur te përvoja e Shqipërisë, u nënvizua se ndonëse vendi nuk renditet mes fuqive teknologjike, po përballet drejtpërdrejt me sfida dhe zbatime praktike që në shumë vende të tjera mbeten ende pjesë e debateve teorike.

Në përmbyllje të fjalës, u ngrit alarmueshëm shqetësimi mbi përdorimin e këtyre sistemeve për disinformim masiv, destabilizim të debatit publik dhe vënien e tyre në shërbim të mekanizmave ushtarakë apo interesave të caktuara gjeopolitike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit