Transmetuar më 25-09-2026, 18:05

BRUKSEL / DUBAI — Pas një procedure të gjatë dhe komplekse ligjore, autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë miratuar ekstradimin drejt Belgjikës të shtetasit shqiptar Denis Matoshi. Vendimi është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria Belge, duke i hapur rrugën transferimit të tij të menjëhershëm drejt Antwerp-it për ekzekutimin e dënimit me burgim.

37-vjeçari, i njohur në rrethet kriminale me pseudonimin “Shqiptari i gjatë”, konsiderohet nga organet e drejtësisë evropiane si një nga figurat qendrore drejtuese të organizatës ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, “Kompania Bello”. Gjykata e Antwerp-it e ka dënuar atë në mungesë me 10 vite burgim për rolin e tij kyç në menaxhimin e rrjetit të kokainës nga Amerika Latine drejt portit të Antwerp-it.

Ekstradimi i Matoshit përbën një zhvillim të rëndësishëm në bashkëpunimin gjyqësor mes Belgjikës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, një marrëdhënie që prej vitesh ka synuar shkatërrimin e strehëve të sigurta për eksponentët e krimit të organizuar në Dubai.

Sipas mediave belge, vendimi përmbyll një proces shumëvjeçar hetimor e diplomatik, ndërsa procesi i transferimit fizik të 37-vjeçarit nën masa të rrepta sigurie pritet të realizohet brenda pak orëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit