Transmetuar më 25-09-2026, 17:18

FIER – Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Mbrostar Ura.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Nga përplasja raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit