

ELBASAN – Një konflikt fizik i shoqëruar dyshohet edhe me përdorimin e sendeve të forta ka çuar në arrestimin e katër personave në qytetin e Elbasanit. Mes të arrestuarve janë edhe dy vëllezër.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Kalefi”, ku katër personat dyshohet se janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas me një 30-vjeçar.
Pas marrjes së njoftimit për incidentin, shërbimet e Policisë së Elbasanit kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar për përfshirje në konflikt.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se katër shtetasit janë arrestuar për shkak se dyshohet se janë përfshirë në konflikt fizik dhe kanë përdorur sende të forta gjatë përleshjes.
Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive individuale të personave të përfshirë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






