Transmetuar më 25-09-2026, 15:22

Tiranë, plagoset me armë zjarri një shtetas nga Kosova, autori në kërkim

Një shtetas nga Kosova është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 14:35 në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj. K., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë.

Nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në rrugën “Egnatia”, për motive që paraprakisht cilësohen të dobëta.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit