Transmetuar më 25-09-2026, 15:01

SARANDË – Janë publikuar pamje të personit të dyshuar si autor i vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë.

Në fotot e siguruara nga mediat, personi shfaqet i maskuar dhe me skafandër në kokë. Ai mban veshur një xhup të gjelbër dhe pantallona të zeza, ndërsa në duar duket se mban dy armë zjarri.

Pamjet dyshohet se janë marrë nga kamerat e sigurisë dhe po analizohen në kuadër të hetimit për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova për të përcaktuar dinamikën e atentatit, lëvizjet e autorit para dhe pas krimit, si dhe motivin e mundshëm të vrasjes.

Hetuesit po analizojnë gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë dhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në identifikimin e personit përgjegjës për ngjarjen.

Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur zyrtarisht identitetin e personit që shfaqet në pamje dhe as motivin e dyshuar të vrasjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit