

MILANO — Aeroporti ndërkombëtar i Malpensës në Milano do të mbajë zyrtarisht emrin e ish-kryeministrit të njohur italian, Silvio Berlusconi. Vendimi është zyrtarizuar përmes një ceremonie të mbajtur këtë të premte, më 25 shtator.
Vendimi i Autoritetit Italian të Aviacionit Civil (ENAC) për riemërtimin e aeroportit erdhi pas kapërcimit të betejave ligjore në gjykatë. Nisma hasi më parë kundërshtime nga Bashkia e Milanos dhe disa bashki të tjera të rajonit, mirëpo në prill të këtij viti, Gjykata Administrative Rajonale e Lombardisë hodhi poshtë ankesat kryesore, duke i hapë rrugë vendosjes së sinjalistikës së re.
Në emër të familjes, vajza e tij e madhe dhe presidentja e "Fininvest", Marina Berlusconi, u shpreh për agjencinë e lajmeve ANSA se ndjen krenari dhe emocion të veçantë që emri i babait të saj do të jetë i pranishëm në një prej nyjeve kryesore të aviacionit që lidh Milanon me botën.
Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë në qershor të vitit 2023, ka qenë një nga figurat më me ndikim në politikën dhe sipërmarrjen mediatike e biznesore në Itali për disa dekada me radhë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






