

POGRADEC — Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin nacional Korçë–Qafë Plloçë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit për marrjen e ndihmës mjekësore. Mjekët e spitalit bëjnë me dije se të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të këtij aksidenti.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






