Transmetuar më 25-09-2026, 11:09

DURRËS — Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”.

Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje (25 shtator 2026), nën drejtimin e gjyqtarit Xhevdet Lika dhe me pjesëmarrjen e prokurorit Gazmend Frëngu.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në zbutjen e masës së sigurisë kanë ndikuar prova të reja të administruara gjatë hetimit, midis të cilave një akt ekspertize grafike për falsifikim firme si dhe dëshmi të reja që po i japin çështjes një tjetër rrjedhë procedurale.

Sipas vendimit zyrtar të gjykatës:

Pranohet kërkesa e personit nën hetim Elisabeta Mataj.

Ndryshohet masa nga “arrest në burg” (e caktuar më 18 korrik 2026) në “arrest në shtëpi”.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i saj nga dhomat e paraburgimit, me kusht që të mos largohet nga banesa e saj në qytetin e Durrësit.

Ekzekutimi i këtij vendimi i ngarkohet Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore, ndërsa palët kanë të drejtën e ankimit brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit