Transmetuar më 25-09-2026, 11:06

LUSHNJË — Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot pranë rreth-rrotullimit të Grabianit, ku një automobil ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mjet të parkuar, si dhe me një pemë anësore pranë ambientit të një karburanti.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, një burrë dhe një grua.

Për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga kabina e dëmtuar është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse, të cilat kanë përdorur pajisje të specializuara prerëse për të larguar dyert e automjetit.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Identiteti i tyre ende nuk bëhet me dije, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit