Transmetuar më 25-09-2026, 11:04

SHBA — Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u fokusua te marrëdhënia mes stabilitetit politik, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes së brezave të rinj.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, kreu i qeverisë nënvizoi se paqja funksionon si një parakusht i mundësuar nga rritja ekonomike, ndërsa vuri theksin te nevoja që Europa të jetë më e hapur ndaj përvojave dhe mençurisë globale.

Përgjatë fjalës së tij në këtë forum, Rama deklaroi:

“Dua të them se është një nder dhe privilegj i vërtetë t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin se paqja nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur. Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lëmë atyre që vijnë pas nesh; dhe për këdo që vjen pas nesh, ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin, dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë.”

Kryeministri vuri në dukje se sfidat aktuale globale kërkojnë bashkëpunim ndërmjet rajoneve dhe zgjerim të horizontit të mundësive për gjeneratat e ardhshme përtej kufijve kombëtarë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit