Transmetuar më 25-09-2026, 10:14

LEZHË — Hetimet e kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur zbardhjen e plagosjes me armë zjarri të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Manati.

Autorët e dyshuar të ngjarjes janë identifikuar si shtetasit B. Gj. (alias B. V.), 47 vjeç, dhe A. V., 23 vjeç, atë e bir, banues në fshatin Tresh të Lezhës.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, kur gjatë një konflikti të çfarëdoshëm për motive të dobëta, dy të dyshuarit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 31-vjeçarit D. P.

I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Në kuadër të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet të llojit “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për hapa të mëtejshëm ligjorë, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Çfarë tha policia e Lezhës

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 31-vjeçar, dje, në fshatin Manati.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë, për autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të shtetasit D. P., mesditën e djeshme, në fshatin Manati, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të plagosjes, shtetasve: B. Gj. alias B. V., 47 vjeç, dhe A. V., 23 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Tresh, Lezhë.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit