Transmetuar më 25-09-2026, 10:02

LUSHNJË — Një rrjet i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi disa-mujorsh me metoda proaktive. Në kuadër të operacionit të koduar “Motoristi”, policia ka vënë në pranga dy persona dhe ka sekuestruar rreth 320 gramë kokainë, municion luftarak dhe pajisje të tjera.

Në pranga ra 31-vjeçari Eduart Sharka, i cili dyshohet se përdorte motomjetin e punës si shpërndarës porosish ushqimore për të mbuluar shpërndarjen e dozave të kokainës në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 318 gramë kokainë, një peshore elektronike, fishekë armë zjarri, një grirëse bimësh narkotike dhe tre aparate celulare.

Në kuadër të të njëjtit operacion u arrestua edhe 39-vjeçari Skerdilajd Gjoni, gjithashtu i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike. Në banesën e këtij të fundit policia sekuestroi një tjetër sasi kokaine dhe tre telefona celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit