

ATHINË — Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qendrën e Athinës mëngjesin e së premtes, duke shkaktuar shembjen e një ndërtese dhe panik të madh te banorët e kalimtarët. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në pjesën më të madhe të kryeqytetit grek, ndërsa dyshimet e para lidhen me një rrjedhje të mundshme gazi.
Ekipet e emergjencës dhe Shërbimi Zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë në zonën e Plakës, në rrugën Lysikratous, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rrënojat të dy grave. Të lënduarat janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga forca e shpërthimit kanë pësuar dëmtime materiale edhe ndërtesat ngjitur. Zjarrfikësit po punojnë për fikjen e flakëve dhe kontrollin e strukturave të dëmtuara për të parandaluar shembje të tjera, ndërsa forcat e policisë kanë rrethuar zonën për të garantuar sigurinë gjatë hetimit të shkaqeve të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






