Transmetuar më 25-09-2026, 08:36

Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi dhe gruaja e tij Delina Fico janë kapur në kamera duke kryer veprime të një reagimi të pakontrolluar në publik kur disa protestues shkuan afër lokalit që po darkonin me thirrjet "burg", "poshtë patronazhistët", etj.

Ndërsa ishin në lokal mbrëmjen e djeshme, siç shihet në video, ata u përballën me disa protestues në distancë të cilët iu drejtuan me thirrjet e zakonshme të këtyre katër muajve protestë.

Reagimi i çiftit ishte energjik, dukshëm të nevrikosur. Ish ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u tregonte me xheste me duar veten e tij dhe u ngrente gishtin e mesit të të dy duarve.

Gishtin e mesit ua tregoi protestuesve edhe gruaja e tij Fico. Kjo e fundit nuk u ndal me kaq, u ngrit në këmbë dhe nisi të qëllojë mbi protestuesit me shishe me ujë, gota, pirunj, etj.

Në një nga disa rastet që Delina hidhte sende, Çuçi u përpoq ta ndalte duke i mbajtur dorën, ndërsa më tej vazhdoi duke u ngritur gishtin e mesit.

Në tavolinën pranë, një grua e re ulte kokën duke u detyruar të ruhej nga sendet që hidheshin.

Ndërsa gjatë fundjavës pritet kthimi i kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, nuk dihet nëse do të ketë ndonjë reagim apo masë për këtë incident.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit