

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Top Story" lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Murrizi pretendoi se ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka nxjerrë atë nga zyra në qershor të vitit 2025.
Sipas tij, përpara këtij episodi, të dy konsumonin kafe rregullisht në fillim të çdo jave.
Gjatë diskutimit në studio, analisti Arjon Sulo kujtoi se Hyseni ishte shkarkuar më parë në Kosovë nga detyra në AKI për shkak të rrjedhjes së informacionit.
Më pas ajo shërbeu dy vite si këshilltare përpara se të emërohej në krye të SHISH-it në Shqipëri.
Pjesë e debatit ishin edhe pretendimet e prokurorisë se ish-drejtuesja e shërbimit sekret ka nxjerrë dhe shitur të dhëna sensitive të shtetit shqiptar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






