Transmetuar më 25-09-2026, 07:36

Dita e sotme do të karakterizohet nga dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Përjashtim bën vetëm skaji jugor gjatë orëve të mëngjesit, ku do të ketë vranësira kalimtare.

Gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës, vranësirat do të nisë të shfaqen në veriperëndim për t’u shtrirë gradualisht në pjesën më të madhe të vendit, me përqendrim kryesor në verilindje.

Sipas parashikimeve atmosferike, era do të fryjë me intensitet mesatar deri të fortë gjatë orëve të paradites.

Me kalimin e orëve drejt pasdites, shpejtësia e erës do të pësojë një rënie të ndjeshme në të gjithë territorin, duke ruajtur një drejtim permanent nga verilindja.

Ndërkohë, në brigjet detare, dallgëzimi do të mbetet i lartë, duke arritur forcën 4 deri në 5 ballë.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 2 deri në 3 gradë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa një rënie e lehtë pritet edhe gjatë mesditës.

Ekstremet e temperaturave për ditën e sotme do të luhaten nga vlera minimale prej 2°C deri në atë maksimale prej 27°C.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit