Transmetuar më 25-09-2026, 07:21

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar një fitore minimale por tejet të rëndësishme 1-0 përballë Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e saj të parë të edicionit të ri të Nations League (Liga B).

Dardanët e udhëhequr nga Franco Foda e dominuan takimin gjatë gjithë 90 minutave, duke krijuar mundësi të shumta shënimi dhe duke mbajtur kontrollin e lojës ndaj përfaqësueseze irlandeze.

Heroi i sfidës ishte kapiteni Vedat Muriqi, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 83-të me goditje me kokë, pas një topi të kthyer nga traversa.

Me këtë fitore, Kosova merr 3 pikët e para në grup dhe ndan vendin e parë me Austrinë, e cila mposhti Izraelin me rezultatin 3-1. Sfida e radhës për Kosovën do të jetë pikërisht përballja në transfertë kundër Austrisë më 27 shtator.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit