Transmetuar më 24-09-2026, 23:20

Qeveria italiane e udhëhequr nga Giorgia Meloni ka miratuar një paketë të re masash për arsimin, e cila vendos një tavan prej 30% për numrin e nxënësit të huaj në çdo klasë. Rregullat e reja parashikohet të hyjnë në fuqi nga viti i ardhshëm shkollor, me përjashtim të fëmijëve të huaj që kanë ndjekur kopshtin në Itali apo që kanë përfunduar dy vitet e para të arsimit fillor atje.

Për shkollat që e kalojnë këtë prag, nxënësit e rinj do të orientohen drejt institucioneve të tjera më të afërta, ndërsa parashikohen edhe fonde shtesë për kurse mbështetëse të gjuhës italiane. Paketa e re ligjore përfshin gjithashtu ndalimin e burkës në ambientet shkollore si dhe detyrimin për prindërit e huaj që të ndjekin kurse integrimi të gjuhës, ku mospërmbushja e detyrimeve mund të dënohet me gjoba nga 200 deri në 1,000 euro.

Kryeministrja Meloni e mbrojti reformën duke e cilësuar si një hap që shmang izolimin e klasave dhe nxit integrimin real të nxënësve, ndërsa Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, nëvizoi se përfshirja e prindërve është thelbësore për ecurinë arsimore të fëmijëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit