

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka përfunduar misionin e saj diplomatik në vendin tonë dhe është vlerësuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike”.
Ceremonia e dorëzimit të titullit u zhvillua në ambientet e Vilës së Kuqe. Vlerësimi iu acordua diplomates izraelite në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e saj të veçantë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Përmes një reagimi zyrtar në faqen “Izraeli në Shqipëri”, u shpreh falënderimi për vlerësimin e marrë në përmbyllje të mandatit diplomatik.
Ambasadorja Peleg u shpreh se largohet nga Shqipëria me kujtimet më të mira për ngrohtësinë, mikpritjen dhe nivelin e bashkëpunimit të përjetuar gjatë viteve të shërbimit të saj në Tiranë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






