Transmetuar më 24-09-2026, 22:35

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, ka paralajmëruar zhvillime të reja hetimore nga Prokuroria e Posaçme, duke deklaruar se pas ngjarjeve në SHISH, vëmendja e SPAK-ut do të zhvendoset drejt Kadastrës dhe Këshillit Kombëtar të Territorit.

Në një deklaratë të bërë në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Peka u shpreh se situata te Kadastra është mjaft e rëndë dhe se Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, i cili drejtohet nga kryeministri, është kontrolluar nga agjentët e BKH-së dhe SPAK-ut gjatë periudhës së verës.

Peka theksoi se këto institucione janë tashmë në radarin e drejtësisë për shkak të drejtimit dhe emërimeve të drejtpërdrejta nga kreu i qeverisë.

Sipas tij, pas hetimit të procedurave në Kadastër dhe Këshillin e Territorit, çështja e radhës që pritet të marrë vëmendje do të jetë ajo e trafikut të armëve.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit