Transmetuar më 24-09-2026, 22:30

Një përplasje e ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Debati u ndez pasi gazetarja po përgënjeshtronte pretendimet e ish-kreut të SHISH Vlora Hyseni, e cila iu drejtua sot në dyert e SPAK Lalës me fjalinë “Si ia kalon me agjentët serbë në dhomat e hotel Rogner”.

Albatros Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi deklaratën mohuese të Lalës. Në përplasje u përfshi dhe gazetari i emisionit Blendi Fevziu, i cili i kërkoi Rexhajt të ruante etikën.

Pjesë nga debati në studio:

Rexhaj: Gjykata ka një urdhër sot…

Lala: Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.

Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ejj jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (I kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.

Fevziu: Po më the “or ti” del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.

Rexhaj: Ti e normalizove o shok.

Lala: Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.

Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit