

Protesta e 117-të kundër qeverisë është mbyllur mbrëmjen e sotme me pjesëmarrjen e një numri të madh qytetarësh dhe aktivistësh.
Marshimi përfundoi në sheshin “Nënë Tereza”, ku pjesëmarrësit u shprehën se do të rikthehen sërish nesër në shesh për të vijuar qëndresën e tyre.
Gjatë marshimit, protestuesit përsëritën thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, duke kërkuar gjithashtu anulimin e disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca.
Aktivistët dhe qytetarët bënë thirrje të drejtpërdrejta për arrestimin e kryeministrit Edi Rama, duke i lidhur kërkesat e tyre me zhvillimet e fundit dhe skandalin në SHISH.
Sipas protestuesve, ngjarjet e fundit dëshmojnë se institucionet kryesore të shtetit kanë rënë në shërbim të krimit të organizuar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






