Transmetuar më 24-09-2026, 22:16

Plani i Vlora Hysenit, të ushtrojë presion ndaj njerëzve me pushtet, thotë analisti Lorenc Vangjeli, i cili sonte komentoi deklaratat e bëra nga ish-drejtoresha e SHISH, në një debat në Top Story.

Ai tha se Hyseni e ka planifikuar mbrojtjen e saj si të llogaritur dhe me tone që synojnë të ushtrojnë presion ndaj personave me pushtet.

Vangjeli u ndal edhe te pretendimi i Vlora Hysenit lidhur me Ergys Agasin, duke e cilësuar atë si të gënjeshtërt.

“Unë parashikoj që mbrojtja e saj do të jetë arrogante, brutale. Ishte kaq e llogaritur dhe zonja Lala ishte vetëm një efekt anësor.

Ajo që ka rrjedhur nga mbrojtja e mundshme e zonjës ka qenë marrëdhënie që tentonte ta bënte bashkëpunëtor të SHISH. Pretendimi i zonjës është i gënjeshtërt.

Ky është shantazh për njerëzit me pushtet”, tha Lorenc Vangjeli.

Lexoni dhe: 508 komunikime në ‘Signal’, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi flisnin çdo ditë: ‘Zemër, do përfundojmë keq’!

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit