Transmetuar më 24-09-2026, 22:09

Detaje të reja janë zbardhur nga seanca me dyer të mbyllura në GJKKO për ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, e cila u paraqit pranë SPAK-ut e shoqëruar nga avokati i saj. Sipas gazetares Anila Hoxha në emisionin “Top Story”, seanca zgjati rreth një orë e tre minuta, gjatë së cilës prokurorët lexuan faktet dhe të dhënat e dyshuara që mbeten sekret shtetëror.

Gjatë seancës, Hyseni ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka pretenduar se nga zyra e saj nuk ka dalë asnjë dokument i klasifikuar. Ajo i ka kërkuar gjykatës që telefoni i saj i sekuestruar të mos ekspertohet në laboratorët e SPAK-ut, por t’u nënshtrohet verifikimeve nga agjencitë partnere ndërkombëtare jashtë Shqipërisë.

Në lidhje me të dyshuarit e tjerë të përfshirë në çështje, shtetasi Emro Sulejmani ka deklaruar se e njihte Endri Agasin vetëm sepse ishte nga Durrësi dhe se e kishte ndihmuar me ushqime. Ndërsa përgjegjësi i laboratorit, Kalloshi, u shpreh se nuk i kujtohej të kishte dërguar informacione në telefonin e Agasit.

Gazetarja Anila Hoxha ngriti gjithashtu shqetësimin për një deklaratë shantazhuese e kërcënuese të ish-shefes së SHISH-it ndaj gazetares Klodiana Lala gjatë zhvillimeve në gjykatë. Pas përfundimit të seancës, Hyseni zgjodhi të largohej nga ambientet e SPAK-ut në heshtje të plotë, pa u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit