Transmetuar më 24-09-2026, 21:19

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë janë mbledhur edhe këtë të enjte në protestën që ka hyrë tashmë në ditën e saj të 117-të.

Grumbullimi i protestuesve nisi si çdo pasdite pas orës 18:30 në sheshin “Skënderbej”, ku u dëgjuan thirrje e parrulla të ndryshme politike dhe qytetare kundër klasës drejtuese.

Pas ndalimit fillestar në shesh, pjesëmarrësit marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.

Aty po vijojnë fjalimet dhe thirrjet kundër pushtetit, ku kërkesë kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e kabinetit qeveritar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit