Transmetuar më 24-09-2026, 20:06

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku 51-vjeçari me origjinë shqiptare, Altin Kokici, ka humbur jetën tragjikisht gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi. Viktima, i cili ishte pronar i një kompanie ndërtimi me seli në Sossano (Vicenza), dyshohet se ka rënë aksidentalisht në hapësirën e ashensorit të një ndërtese në rikonstruksion e sipër.

Alarmi u ngrit nga familjarët e tij, të cilët pasi nuk kishin mundësi kontakti që prej orëve të para të pasdites, përdorën gjeolokalizimin e telefonit celular për ta gjurmuar. Policia gjeti furgonin e tij të parkuar pranë objektit me derën e hapur, ndërsa trupi i pajetë u zbulua brenda gropës së ashensorit pasi efektivët ndoqën tingullin e ziles së celularit të tij. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit në punë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit