

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Jonufrës në Vlorë, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve kanë mbetur të plagosur dy persona.
Në aksident u përfshinë një automjet tip “Volkswagen Golf”, i cili udhëtonte nga Orikumi në drejtim të Vlorës, dhe një automjet tip “Benz”, që lëvizte në kahun e kundërt. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet mbi shkaqet dhe rrethanat e plotë të përplasjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






