Transmetuar më 24-09-2026, 19:40

Administrata e Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër hap për ashpërsimin e politikave të imigracionit, duke njoftuar kufizime të reja për vizat amerikane me synim goditjen e të ashtuquajturit "turizëm i lindjeve". Njoftimi zyrtar i Departamentit të Shtetit, i titulluar “Mbrojtja e Shenjtërisë së Shtetësisë Amerikane”, vë në shënjestër të drejtpërdrejtë individët dhe organizatat që përfitojnë financiarisht duke lehtësuar udhëtimet drejt SHBA-së për të lindur fëmijë e për t’u siguruar atyre automatikisht shtetësinë amerikane.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masat e reja do të zbatohen ndaj drejtuesve të rrjeteve tregtare të turizmit të lindjeve, ndërmjetësve që ushtrojnë presion apo udhëzojnë aplikantët të gënjejnë në formularët e vizave, si dhe ndaj atyre që abuzojnë me skemat publike spitalore. Ndonëse Kushtetuta e SHBA-së garanton shtetësinë me lindje në territorin amerikan, përpjekjet ligjore dhe administrative të Shtëpisë së Bardhë për të kufizuar këtë të drejtë vazhdojnë të përballen me sfida serioze në gjykatat federale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit