

RUMANI- Dy gra me origjinë britanike kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Rumani. Ngjarja ndodhi të enjten pasdite në rrugën kombëtare DN6, pranë zonës së Valisoarës, në qarkun Caras-Severin.
Sipas raporimeve nga mediat e huaja, furgoni me të cilin udhëtonin dy gratë dyshohet se kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me një kamion që po lëvizte në drejtimin e tij. Pas përplasjes, automjeti u kthye në korsinë e vet, ku u godit nga një kamion i dytë dhe një automjet tjetër.
Furgoni mbeti i bllokuar mes dy kamionëve dhe u dëmtua rëndë. Dy gratë mbetën të bllokuara brenda automjetit dhe ekipet e shpëtimit i gjetën të pajeta në vendngjarje. Drejtuesit e automjeteve të tjera të përfshira në aksident u kontrolluan në vendngjarje dhe nuk rezultuan me dëmtime që kërkonin transportimin e tyre në spital. Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






