Transmetuar më 24-09-2026, 18:57

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë të hënën e ardhshme Këshillin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me zhvillimet rreth ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Mbledhja është caktuar në fillim të javës së ardhshme edhe për shkak të agjendës zyrtare të Kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet jashtë vendit dhe rikthehet në Shqipëri më 26 shtator.

Thirrja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vjen mes shqetësimeve mbi sigurinë e informacionit të klasifikuar, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Më 21 shtator, me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO-ja caktoi ndaj Hysenit masën e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullim nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi publik", në kuadër të hetimit për veprat penale "nxjerrje e sekretit shtetëror" dhe "përkrahje e autorit të krimit".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit