

KRUJË – Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bilaj të Krujës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, dy të rinj, 20 dhe 22 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë.
Të plagosurit, të identifikuar me inicialet K.H. dhe S.Xh., janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






