

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot në takime të veçanta ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtorin e komanduar të Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimeve Presidenti Begaj është informuar dhe ka diskutuar mbi çështje të aktualitetit, pa bërë të ditura detaje të mëtejshme rreth bisedimeve.
Takimet vijnë në një moment të rëndësishëm për institucionet e sigurisë, pas zhvillimeve të fundit në drejtimin e SHISH dhe arrestimit të ish-drejtores Vlora Hyseni.
Zhvillimet kanë sjellë vëmendje të shtuar mbi situatën në institucionet e sigurisë dhe çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






