Transmetuar më 24-09-2026, 13:15

Tiranë, 24 shtator 2026 – Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku disa protestues janë shoqëruar nga policia pas përplasjeve të regjistruara mes palëve.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë tentuar të afrohen drejt perimetrit të sigurisë, ndërsa policia ka ndërhyrë për të ruajtur kordonin e vendosur rreth Parlamentit. Disa persona janë shoqëruar më pas në ambientet e policisë.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Parlament i krimit”, “Ju nuk na përfaqësoni” dhe “Arrestoni Edi Ramën”. Këto thirrje janë pjesë e protestës së zhvilluar prej disa muajsh nga grupi i aktivistëve dhe qytetarëve.

Pak më herët, një protestues humbi ndjenjat gjatë tensioneve në zonën e protestës. Personat që ndodheshin pranë tij i dhanë ndihmën e parë, ndërsa u njoftua edhe ambulanca për të ndërhyrë.

Protesta zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit, ku situata në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe çështja e ish-drejtoreshës Vlora Hyseni janë ndër temat që kanë shkaktuar debate politike. Për shkak të tubimit, policia ka marrë masa të shtuara sigurie dhe ka vendosur barriera metalike rreth perimetrit të Parlamentit.

Situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit, ndërsa protestuesit kanë qëndruar në zonën pranë Kuvendit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit