Transmetuar më 24-09-2026, 12:20

Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO nën masa të forta sigurie, reagon për “agjentët serbë” te Rogneri

E shoqëruar nga forca të shumta policie, ish-drejtuesja e SHISH u paraqit në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë dhe bëri një koment të shkurtër para mediave.

Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, ka mbërritur këtë mesditë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, e shoqëruar nga forca të shumta policie.

Hyseni ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është paraqitur në GJKKO për seancën e verifikimit të masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje.

Gjatë hyrjes në godinën e Gjykatës së Posaçme, ish-drejtuesja e SHISH ka bërë edhe një koment të shkurtër lidhur me pretendimet për kontakte me agjentë serbë në ambientet e hotelit Rogner.

“Keni lënë takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha Hyseni, e cila duket se atakoi gazetaren Klodiana Lala.

Paraqitja e saj në Gjykatën e Posaçme vjen në kuadër të hetimit ku ndaj Hysenit është caktuar masa “arrest në shtëpi”, ndërsa çështja lidhet me komunikimet dhe kontaktet e saj me Ergys Agasin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit